Shteti tenton të gjejë zgjidhje për zvogëlimin e numrit të të burgosurve, për shkak të stërngarkesës së burgjeve dhe mungesës së kushteve.
“Ideja për propozim-ligjin për amnisti vjen nga ajo që një pjesë e burgjeve janë të mbingarkuara dhe nuk ofrohet ai shërbim për të cilën ekziston, e ai është risocializimi i qytetarëve të privuar nga liria. Po tentojmë që së bashku me të gjitha partitë parlamentare të rikthejmë në procedurë ligj të ngjashëm me atë në vitin 2010 dhe me këtë një pjesë e kryerësve të veprave të lehta penale të dalin në liri, që të mund të vendosen në funksion të gjitha burgjet në vend.”, – theksoi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme nuk kishte shumicën e nevojshme që të shqyrtojë iniciativën e partisë politike “E Majta” për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Evidencën Amë, i cili konteston disa nene, të cilat parashikojnë regjistrimin e kombësisë në regjistrin amë të lindjeve, në regjistrin e martesave dhe në regjistrin e të vdekurve. Ndërkohë, Ministri Lloga pret që Gjykata Kushtetuese të hedhë poshtë iniciativën në fjalë./zhurnal/