Site icon Tetova Expres

Mexhiti: Një donator shpëtoi katër jetë këtë mëngjes

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti njofton se një donator i organeve ka shpëtuar katër jetë këtë mëngjes.

Minsitri në profilin e tij në Facebook shkruan se për herë të parë në historinë e shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, katër organe në një akt u implantuan nga një donator këtë mëngjes.

“Falë humanizmit të një familjeje, dashurisë, mirësisë dhe ndjeshmërisë së tyre që mbartin në vete, herët në mëngjes një zemër e re filloi të rrahë në gjoksin e një pacienti 40-vjeçar nga Shkupi. Një shans i ri për jetën dhe mëlçinë iu dha një pacienti me sëmundje kronike të mëlçisë, dhe dy pacientë në dializë gjatë ditës do të marrin veshka. Përveç kësaj, një shans për një cilësi më të mirë të jetës, në ditët e ardhshme do t ‘u jepet pacientëve me sëmundje të kockave.

Edhe një herë faleminderit familjes së dhuruesit që me vendimin e tyre vetëmohues na solli një mëngjes plot shpresë dhe besim në mirësinë e pakushtëzuar”, shkruan Mexhiti.

Advertisement
Exit mobile version