Lajme nga vendi
Mesazh për Shkupin nga Gjermania, Franca dhe Polonia

Integrimi evropian tani është ne duart tuaja. Miratoni ndryshimet kushtetuese dhe bëhuni pjesë e Bashkimit Evropian. Ky ishte mesazhi i tre diplomatëve të lartë nga Gjermania, Franca dhe Polonia pas takimit me autoritetet më të larta politike në Maqedoninë e Veriut.
Fazë kritike për të ardhmen e vendit
Sekretarja e shtetit për Evropën dhe Klimën pranë MPJ të Gjermanisë, Anna Lührmann, e quajti momentin aktual politik në Maqedonisë së Veriut si fazë kritike për të ardhmen e vendit. Ajo kërkoi nga liderët politikë që të mbështesin ndryshimet kushtetuese.
“Këto ndryshime do ta bëjnë Maqedoninë e Veriut shembull të një shteti multi-etnik. I inkurajojmë të gjithë personat, dhe aktorët politikë në RMV që ta mbështesin qeverinë që ta tejkalojë këtë hap të rëndësishëm, i cili çon drejt BE-së”, tha Lührmann.
Sekretari francez i shtetit për BE-në, Llorens Bun, thënë se ky shans që i jepet Maqedonisë së Veriutduhet të shfrytëzohet nga politikanët vendas. “Ky diskutim rreth ndryshimeve kushtetuese nuk do të shoqërohet me kërkesa të reja nga pala bullgare, apo nga ndonjë vend tjetër dhe kështu RMV në mënyrë automatike do të jetë në fazën e negociatave. Dua të jem i qartë, ne duam që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Bun.
Ballkanit Perëndimor ka mbështetje të fuqishme nga Polonia
Diplomati polak, Shimon Shinkovski, tha se e kupton zhgënjimin e RMV-së për shkak të progresit të ngadaltë drejt aderimit në BE, duke shtuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbështetje të fuqishme nga Polonia. “Vendimi tani gjendet në duart e klasës politike në Maqedoni, dhe janë dakorduar ndryshime në kushtetutë në mes mes RMV dhe BE e të cilat ndryshime do t’ju mundësojnë që të vazhdoni në hapin tjetër, apo më mirë të them hapin më vendimtar integrimin në Bashkimin Europian, dhe ky do të jetë një vendim serioz për RMV”, tha Shinkovski.
VMRO-DPMNE: Nuk pranojmë ndyshime nën diktatin e Bullgarisë
Opozita maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE në takimin me treshen e Vajmarit edhe një herë u shprehkundër ndryshimeve kushtetuese. “Mbetemi në qëndrimin se ndryshimet kushtetuese në rrethana të diktatit politik nga fqinjësia nuk janë të pranueshme. Roli i fqinjve duhet të jetë rol mbështetës i integrimeve tona euroatlantike, e jo të mohohet identiteti kombëtar maqedonas.
Po për BE-në por jo për shantazhet nga ana e Bullgarisë, e cila nuk ofron asnjë siguri se procesi i integrimeve evropiane nuk do të bllokohet përsëri për çështje irracionale, të cilat Bullgaria duket se ende i ka ndaj Maqedonisë”, deklaroi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.
Shumica parlamentare humbet tre deputetë
Ndërkohë qeveria ka miratuar nismën për ndryshimet Kushtetuese. Tani janë në vijim procedurat që ajo të dorëzohen në Kuvend. Por shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut humbi më 18.07. tre deputetë, duke e rrezikuar kështu jo vetëm miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por edhe që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Tani numri i deputetëve të pozitës në Kuvend ka rënë nga 64 në 61, që do të thotë se mjafton largimi vetëm edhe i një deputeti që opozita të ngrejë mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski.
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Izet Mexheti, ka njoftuar se largohet nga BDI-ja dhe se do të formojë një lëvizjeje të re politike. Atij iu bashkua edhe një deputet tjetër i BDI-së, si dhe një deputet i pavarur, i cili më parë mbështeste politikat e BDI-së./dw
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve