Site icon Tetova Expres

Kasami: Opozita e bashkuar do të jetë shumë më e fuqishme, BDI-ja do ta ketë të pamundur qeverisjen

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për “Zero Zone” ka folur për bashkëpunimin e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.

Ai për median e Shqipërisë tha se opozita e bashkuar do të jetë më e fuqishme dhe Bashkimi Demokratik për Integrim do ta ketë të pamundur të vazhdojë të qeverisë.

“Tash, për herë të parë, me bashkimin e forcave opozitare besojmë që diferenca mes votave të opozitës dhe votave të partive në Qeveri që janë bashkë me BDI-në, do të jetë shumë më të fuqishme edhe në mandate, edhe në vota dhe kjo do ta bëjë të pamundur që BDI të vazhdojë të jetë në Qeveri”, tha Kasami.

Exit mobile version