Policia e Maqedonisë së Veriut është duke realizuar kërkime ndaj një 29-vjeçari nga fshati Dabillë e Strumicës, pasi i njëjti nuk doli nga ujërat e pendës në afërsi të fshatit Dërvosh, transmeton TV21.
“Më datë 16.07.2023 në ora 13.30 në SPB Strumicë, nga Ndihma e Shpejtë është denoncuar se rreth 13:00, M.P.(29) nga fshat Dabillë e Strumicës, ka hyrë në ujërat e pendës në afërsi të fshatit Dërvosh të Strumicës dhe nuk ka dalë. Për ngjarjen është njoftuar Qendra për menaxhimin e krizave, kurse ekipet e MPB anë duke kontrolluar terrenin dhe ndërmerren masat për gjetjen e personit”, qëndron në buletinin e MPB-së.