Më 10 dhe 11 korrik në Gjykatën Kushtetuese u mbajt punëtoria dyditore për shërbimin e ekspertëve me temë “Ndalimi i diskriminimit në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.
Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, janë elaboruar format dhe bazat e diskriminimit, janë kryer ushtrime për njohjen e trajtimit të ndryshëm, mungesës së arsyetimit objektiv dhe të arsyetuar, barrës së provës në rastet e diskriminimit, gjuhës së urrejtjes, si dhe janë elaboruar shembuj konkretë kundër Maqedonisë së Veriut në vitet e kaluara.
Ngjarja u realizua me qëllim të forcimit të aftësive të shërbimit profesional përmes shembujve praktikë në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut. Trajnimet u zhvilluan nga Ana Medarska Lazova dhe Hristijan Koneski, avokatë të angazhuar në Sekretariatin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.