Site icon Tetova Expres

Mexhiti: Prej sot e fillojmë procedurën për formim të lëvizjes së re të menduarit ndryshe brenda BDI-së

Izet Mexhiti, njëri prej anëtarëve të fraksionit të deritanishëm brenda BDI-së dhe deputet, për MIA-n konfirmoi se prej sot e fillon procedurën për formim të lëvizjes së re.

“Ende nuk kemi menduar për emrin e lëvizjes. Debati është hapur dhe presim të arrijnë nisma nga qytetarët”, deklaroi mexhiti për MIA-n.

Të premten, për televizioin shqiptar “Vizion plus”, Mexhiti theksoi se nuk do të formohet parti kaësike, por lëvizje e cila do ta artikulojë të menduarit ndryshe brenda BDI-së. Sipas tij, do të ketë dy blloqe politike tek shqiptarët – njëri pushtet dhe tjetri opozitë e cila, siç thotë, detyrimisht do të prodhojë efekt më të madh për shqiptarët.

Kryetari i Komunës së Sarajit dhe njëri prej anëtarëve të fraksionit brenda BDI-së, Blerim Bexheti,ndërkaq, kohë më parë në deklaratë për MIA-n theksoi se së bashku me Musa Xhaferin dhe nevzat bejtën mbeten si pjesë e fraksionit brenda BDI-së, duke cekur se ata janë për zgjidhje të mospajtimeve brenda në parti. Ai potencoi se janë kundër formimit të ndonjë subjekti të ri politik, sepse, sip tha, në atë mënyrë di të fragmentohet, do të ndahet trupi votues shqiptar.

“Ka dallime tek ne. ne jemi fraksion në kuadër të BDI-së dhe insistojmë që për këto çështje të zgjidhet me argumente përmes debatit brenda BDI-së. Unë, Musa Xhaferi dhe Nevzat Bejta jemi kundër formimit të një subjekti të ri politik. Nuk ka nevojë të formohet parti e re politike”, tha Bexheti.

Advertisement
Exit mobile version