Odat ekonomike janë ankuar për ekonominë e zezë, pasi sipas tyre e njëjta prish konkurrencën lojale.
Si mekanizëm për luftimin e këtij “kanceri ekonomik”, ministri i Financave, Fatmir Besimi paralajmëroi se që nga viti i ardhshëm, do të hyjë në fuqi edhe projekti “E-fatura”.
“Kemi disa mekanizma. Njëri është euroobligacioni – tërheqja e parave të gatshme. Ato mjete do të hyjnë në sistemin bankar. Kemi një strategji të tërë. Tjetra është se që nga janari i vitit të ardhshëm, planifikojmë të vendosim “E-fatura”. Pas kësaj edhe projekti “TVSH-ja ime””, tha Besimi në intervistë për MIA-n, përcjell TV21.