Dje në orën 16:46 në Sektorin për Punë të Brendshme në Manastir është raportuar se shtetasi spanjoll 22 vjeçar është mbytur në pishinën e hapur olimpike në Manastir, transmeton 360 Gradë.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës Mjekësore, ndërsa grupi hetimor nga SPB Manastir ka kryer hetim.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.