Site icon Tetova Expres

Hovenier uron popullin amerikan, për Ditën e Pavarësisë të ShBA-së

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.

Hovenier ka thënë se në këtë ditë 247 vjet më parë themeluesit e Shteteve të Bashkuara deklaruan të drejtat e patjetërsueshme.

“Sot, amerikanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin festojnë Ditën e Pavarësisë së kombit tonë. Në këtë ditë 247 vjet më parë, themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaruan të drejtat e patjetërsueshme të “jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë”. Gëzuar 4 Korrikun!”, ka shkruar Hovenier.

Edhe ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka uruar qytetarët amerikanë për ditën e pavarësisë.

“Më 4 korrik 1776, SHBA-të shpallin pavarësinë e saj, duke deklaruar se “të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë” dhe kanë të drejtën për “jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë”. Çdo vit festimet janë të ndryshme, por gëzimi është i njëjtë: për lirinë. Gëzuar”, thuhet në urimin e ambasadës.

Advertisement
Exit mobile version