Site icon Tetova Expres

Ndërron jetë në moshën 109-vjeçare Ramiz Selmani, qytetari më i moshuar i Maqedonisë së Veriut

Ka ndërruar jetë në moshën 109-vjeçare, Ramiz Selmani nga Llojani i komunës së Likovës në Maqedoninë e Veriut. Ramiz Selmani cilësohej si një ndër njerëzit më të moshuar në Maqedoninë e Veriut.

Selmani do të përcillet për në banesën e fundit ketë mesditë. Ai ka qenë një prej kreatorëve të shkollimit dhe emancipimit të gjeneratave të gjuhës Shqipe dhe veprimtarë i luftërave për të drejtat e Lirisë së kombit shqiptar.

Ramiz Selmani lindi në fshatin Llojan, komuna e Likovës, më 10 tetor 1914. Ai ishte fëmija i dytë i një familje etnike shqiptare. Bababi i tij ishte Rexhep Selmani dhe nëna Hajrije Selmani.

Ramiz Selmani kishte tre vëllezër dhe një motër. Një nga fëmijët e tij ishte gjeografi i njohur shqiptar dhe deputeti i Kuvendit të Maqedonisë Asllan Selmani (1945-2011). Në moshën 103-vjeçare Selmani punonte ende në kopsht dhe ecte mbi 7 kilometra në ditë. Sipas statistikave të Byrosë për Statistikat e Popullsisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Selmani rezultonte si njeriu më i vjetër në vend./albeu.com/

Advertisement
Exit mobile version