Site icon Tetova Expres

Kompania “OceanGate” ofron ende udhëtime me nëndetëse drejt Titanikut

Përkundër faktit se nëndetësja e kompanisë OceanGate së fundmi shpërtheu dhe në këtë mënyrë shkaktoi vdekjen e pesë personave, duket se organizatorët e “udhëtimit” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga këto ekspedita.

Gjegjësisht, në faqen zyrtare të OceanGate ende mund të shihni oferta për udhëtime në rrënojat e Titanikut, si dhe “ekspedita” të tjera.

“Çdo ekspeditë kushton 250,000 dollarë për person, ofron një zhytje nënujore, akomodim privat, trajnim të nevojshëm dhe pajisje ekspedite. Kapaciteti maksimal i nëndetëses është i kufizuar në gjashtë persona,” tha ai.

Gjithashtu, theksohet se pasagjerët në udhëtime të tilla marrin një përvojë emocionuese dhe unike.

“Nëndetësja jo vetëm që do t’ju ofrojë një përvojë udhëtimi emocionuese dhe unike, por gjithashtu do të ndihmojë komunitetin shkencor të mësojë më shumë rreth mbytjes dhe mjedisit të thellë të oqeanit. Çdo zhytje ka gjithashtu një qëllim shkencor dhe ju mund të mësoni më shumë rreth kërkimit tonë në faqe“, thuhet në faqen e internetit të kompanisë.

Advertisement

Kompania OceanGate organizoi një udhëtim për pesë persona dhe nëndetësja humbi komunikimin me anijen dhe sipërfaqen një ditë pas zhytjes. Pas disa ditësh kërkime, u konstatua se nëndetësja kishte shpërthyer, duke i lënë pasagjerëve as edhe një milimetër mundësi mbijetese./abcnews.al

Exit mobile version