Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona nga Gjevgjelia, nën dyshimin se kanë kryer kontrabandë me emigrantë, përcjell TV21.
“Më datë 02.07.2023 nga ana e nëpunësve policorë nga Stacioni policor në Vendkalimin kufitar në Bogorodicë, nga liria janë privuar D.T.(30) dhe V.T.(54), që të dy nga Gjevgjelia. Gjegjësisht, ata rreth orës 09:10 janë vërejtur nga policët se si katër shtetasve kinezë dhe një indian u ndihmojnë gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin ilegalisht për hyrje në R. e Greqisë. Që të dy individët janë arrestuar në stacionin policor dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga PPTH për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, kurse pas dokumentimit të tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. Emigrantët janë dorëzuar në Stacionin policor në vendkalimin kufitar Bogorodicë për procedurë të mëtutjeshme”, qëndron në njoftimin e MPB-së.