Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme në ora 21:25 në rrugën “Svetozar Peposki” në Gostivar, një automjet ka goditur një të mitur dhe më pas është arratisur nga vendngjarja.
Sipas policisë, e mitura është dërguar në Qendrën urgjente në Gostivar nga ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore Publik dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.