Site icon Tetova Expres

Trenat në relacionin Shkup- Veles nuk do të qarkullojnë nga 26 qershori deri më 10 korrik

Trenat për udhëtarë 601 në linjën Shkup – Veles dhe 2080 në relacionin Veles – Shkup nuk do të qarkullojnë në periudhën prej datës 26 qershor deri më 10 korrik, përveç të dielave kur do të qarkullojnë sipas orarit për trena, informojnë nga NP HRMV Infrastrukturë.

Arsyeja, siç theksojnë ata është kryerja e punëve rreth mirëmbajtjes së hekurudhës, me qëllim rritjen e shpejtësisë së lëvizjes së trenave.

Exit mobile version