Site icon Tetova Expres

Gjendet granatë dore në kalanë e Tetovës

Tridhjetë e gjashtë vjeçari L.J. nga Tetova, të mërkurën në ora 12:55 ka raportuar se në pronën e tij në lokalitetin “Kalaja e Tetovës” ku ishte duke kryer punë të caktuara, ka gjetur një granatë dore, dukshëm ndryshkur. Është kryer kontrolli, ndërsa bomba është ngritur dhe transportuar nga një përfaqësues i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për granatë dore të prodhimit kinez.

Exit mobile version