Site icon Tetova Expres

Paraburgim për të dyshuarin për aksidentin fatal në Bllacë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka vazhduar me vëzhgimin e vendit të aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi në rrugën Shkup-Bllacë. Pas nxjerrjes së veturës “BMW” me targa të Kosovës dhe tre trupave të udhëtarëve të ndjerë nga ujërat e lumit Lepenc, do të urdhërohet autopsi, ndërsa prokurori publik do të koordinojë të gjitha veprimet për sigurimin e provave për zbardhjen e rastit.

Deri në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit në komunikacion, prokurori publik sot në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orësh për personin që është paraburgosur pas aksidentit. Bëhet fjalë për një 64-vjeçar banues të Shkupit i cili drejtonte veturën “Volkswagen Touran” me targa të Shkupit dhe i cili në momentin kritik ka parakaluar kolonën e automjeteve në të cilën ndodhej edhe vetura nga Kosova. Propozimi për caktimin e paraburgimit afatshkurtër është dorëzuar për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje.

Exit mobile version