Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Në vende lokale proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura, erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 12 deri më 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 në 26 gradë Celsius, informojnë nga DPHM-ja.
“Në Shkup moti do të mbajë i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe bubullima. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër me reshje të dendura shiu dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 23 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e DPHM-së.
Gjatë fundjavës reshjet do të jenë lokale dhe do të shoqërohen me bubullima të rralla dhe do të fryjë erë e fortë veriore. Nga e hëna moti do të jetë stabil dhe më i ngrohtë.