Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot u pyet për deklaratën e kryediplomatit Bujar Osmani, i cili dje siguroi se Bullgaria pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë mundësi që të vendos kushte, përcjell TV21. Mickoski thotë se Bujar Osmani nuk ka kredibilitet të negociojë për identitetin tim maqedonas.
“Që ta komentoj Bujar Osmanin duhet që ai të ketë kredibilitet. Bujar Osmani nuk ka kredibilitet të negociojë për identitetin tim maqedonas dhe të më thotë se çka mendon dhe si mendon Bullgaria. Për shkak se shumë shpesh në të kaluarën me veprimet e tij se si ministër i Jashtëm i Maqedonisë ku bashkësi shumicë është populli maqedonas në vend se të tregojë respekt bazë, ai këtë e ka huqur dhe jo vetëm që nuk e ka dëshmuar por e ka shkelur”, tha Mickoski.