Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, duke filluar nga sot, çdo ditë në vijim nga ora 10:00 deri në 12:00 pasdite, do të bëjnë grevë pa kryer detyrat e tyre të punës nga vendi i punës.
Nga atje paralajmërojnë se ekziston mundësia që të krijohen “situata të padëshiruara” si mospërmbushje e detyrave të punës dhe obligimeve të punonjësve gjatë një greve të mundshme të përgjithshme.
Dy ditë më parë ata mbajtën protestë duke nisur nga ora 11:00 para godinës së Ministrisë së Financave.
Punonjësit thonë se më herët është arritur marrëveshje me ministrinë, por për arsye të panjohura ende nuk është nënshkruar nga ministri Besimi. Ata paralajmëruan se do të detyrohen të fillojnë një grevë të përgjithshme dhe bllokadë të plotë, nëse marrëveshja nuk përmbushet.
“Në përmbajtjen e marrëveshjes së treguar është përcaktuar rritje e pagave të punonjësve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, e cila është legjitime dhe e vendosur sipas dispozitave të nenit 66 të Ligjit për Buxhetin. Në të njëjtën kohë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmoi zbatimin e tillë të nenit të përmendur duke dhënë interpretimin e tij autentik”.
“Më parë, grupet e punës të deleguara nga punëdhënësi dhe organizata përfaqësuese sindikale solidaritet kanë përgatitur dhe kanë pranuar bashkërisht përmbajtjen e Kontratës së re Kolektive në nivel të punëdhënësit”, thuhet në njoftimin e punonjësve.