Ministria e Punëve të Jashtme apelon për vetëpërmbajtje nga kualifikimet e parakohshme deri në zbardhjen e plotë të rastit, në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj shtetasit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, B.K. nga Llabunishtë.
“Kjo ngjarje nuk duhet të hedhë hije mbi përpjekjet institucionale për të kultivuar të drejtat dhe interesat e komuniteteve më të vogla, duke përfshirë edhe përpjekjet për të drejtat e garantuara kushtetuese-ligjore për to, mes tyre edhe komunitetin bullgar. I bëjmë thirrje publikut dhe subjekteve politike nga Bullgaria fqinje që t’u mundësojnë institucioneve të shtetit zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe në mënyrë adekuate të procesojë sipas rregullativës ligjore”, thuhet në kumtesën e sotme të MPJ-së.
Nga Ministria përkujtojnë se gjatë orëve të mbrëmjes, me personin e dyshuar për sulmin, A.N. nga Veleshta, u realizua bisedë informative dhe është njoftuar prokurori publik.