Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në klubin e deputetëve në një brifing me gazetarët tha se OBRM-PDUKM-së do t’i mbeten më shumë ministri në arrin t‘i largojë gjitha partitë shqiptare nga Qeveria.
”OBRM-PDUKM-së do t’i mbeten më shumë vende ministrore nëse arrin ti largojë gjitha partitë shqiptare nga Qeveria. Aleanca për Shqiptarët dhe BESA thanë që nuk duan të marrin pjesë në një Qeveri me OBRM-PDUKM-në”, deklaroi Kovaçevski.
Ndërkaq, në deklaratën e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani, ku tha se ata janë të gatshëm të heqin dorë edhe nga kryeministri shqiptar, nëse Mickoski e kërkon një gjë të tillë në këmbim të ndryshimeve kushtetuese dje kryeministri Kovaçevski shkoi edhe më larg, se është i gatshëm të ia lëshoj postin e kryeministrit, Hristijan Mickoskit.
“Dje, BDI tha se është e gatshme që pozitën e kryeministrit shqiptar të ia jep OBRM-PDUKMsë. Unë jam nënshkrues i ndryshimeve kushtetuese, dhe nëse OBRM-PDUKM dëshiron ta merr këtë përgjegjësi, unë jam i gatshëm që të ua lëshoj postin e kryeministrit”, potencoi Kovaçevski.
Ai mes tjerash tha se “nuk do të ndalemi me ndryshimet Kushtetuese, ditëve në vazhdim propozimi do të dorëzohet në Qeveri e pas disa javëve edhe në Parlament”. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se pas Gjermanisë edhe një shtet tjetër do votojë që të ruhet gjuha, indentiteti dhe kultura maqedonase.
“Pas Gjermanisë edhe një shtet i madh që nuk është në BE do të votojë deklaratë tê ngjashme ku do të afirmohet përkrahja për ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase”. Ai mes tjerash tha se askush nuk e vë në diskutim përmbajtjen e ndryshimeve Kushtetuese.
“Konferenca e Mickoskit e konfirmoi se askush nuk e vë në diskutim përmbajtjen e ndryshimeve Kushtetuese. Dhe e dyta, askush nuk po flet për kushtëzimin e ndryshimeve Kushtetuese”, tha Kovaçevski./Koha.mk/