Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE ka pranuar realizimin e ndryshimeve kushtetuese. Nga kjo parti i referohen deklaratave të Hristijan Mickoskit pas takimit që realizoi me Dimitar Kovaçevskin.
“Hristijan Mickoski i ka pranuar ndryshimet kushtetuese dhe këtë e ka thënë publikisht në konferencë për media pas takimit të liderëve. DPMNE pasi një viti e kundërshtoi procesin, organizoi protesta të dhunshme, përhapi histeri, vishte bluza me mbishkrimin JO, për Mickoskin tani është e pranueshme që të ketë ndryshime kushtetuese, pranohet pjesëmarrja në Qeveri me LSDM-në dhe partitë tjera. JO-ja e Mickoskit tani është bërë PO, është për t’u përshëndetur dhe tani dialogu duhet të vazhdojë derisa të përfundojë procesi dhe të sigurohet e ardhmja evropiane e vendit”, thonë nga LSDM.