Në Klubin e deputetëve ka nisur takimi mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, përcjell TV21. Kryeministi Kovaçevski më herët bëri të ditur se në takim do të bisedohet për të ardhmen e vendit në kontekst të eurointegrimeve të kushtëzuara me ndryshime kushtetuese dhe përfshirjen e bullgarëve në Preambulë.