Site icon Tetova Expres

“Kovaçevski i ofron Mickoskit zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse VMRO-DPMNE voton ndryshimet kushtetuese”

Burime të TV21 brenda ekzekutivit bëjnë të ditur se në takimin me kreun VMRO-DPMNE-së opozitare, kryeministri Dimitar Kovaçevski mes tjerash do t’i propozojë Hristijan Mickoskit që bashkërisht të votojnë ndryshimet kushtetuese që do të mundësojnë vazhdimin e rrugës europiane të vendit, pas çka si pikë e dytë është që pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ndryshe, në klubin e deputetëve për momentin vijon takimi mes Kovaçevskit dhe Mickoski.

Exit mobile version