Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për të pestën herë këtë vit, i bashkohet nismës globale të Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara – FAO për të shënuar 7 qershorin – Ditën Botërore të Ushqimit të Sigurt. Në manifestim do të mbajnë fjalime ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Lupço Nikollovski dhe drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikollçe Babovski.
Nën moton “Standardet për ushqim shpëtojnë jetë” këtë viti AUV-ja përmes prezantimeve të ekspertëve nga përfaqësuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfaqësuesit të FAO-s për Maqedoninë, Organizatës së konsumantorëve dhe nga fakultetet e mjeksisë veterinare dhe shkencave bujqësore dhe ushqimore, do të trajtojnë çështje lidhur me programet e monitorimit të sigurisë së ushqimit dhe Kontrolli i mbetjeve nga preparatet veterinare – mjekësore në ushqimet me origjinë shtazore, përdorimi i pretendimeve shëndetësore dhe mashtrimet që rrjedhin prej tyre, thuhet në njoftimin e AUV-së.
Në ngjarje në prezantim, theksi do të vihet gjithashtu në rolin e AUV-së si një pikë kontakti për Sistemin e njoftimit të shpejtë të Bashkimit Evropian për Ushqimin e pasigurt (RASSF), standardet për sigurinë e ujërave minerale dhe burimeve natyrore, kushtet e sigurisë për vënien në qarkullim të ushqimeve me origjinë shtazore, nga prodhimi vendor dhe nga importi dhe në mbarë botën janë pyetjet më aktuale për ushqimin e prodhuar me teknologji inovative.
Panelistët do të trajtojnë edhe tema që lidhen drejtpërdrejt me konsumatorët dhe të drejtat e konsumatorëve, nga pikëpamja e sektorit joqeveritar dhe institucioneve shtetërore, thonë nga AUV-ja.