Komisioni Rregullator për Energjetik publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga mesnata e 6 qershorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe vajit ekstra të lehtë (EL-1) ulen për 0,50 den/litër.
Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 zvogëlohet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i naftës EURODIZEL (D-E V) nuk do të ndryshojë.