Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot përfundoi edhe seanca e fundit ku u dha fjala e fundit për të akuzuarit në procesin gjyqësor për zjarrin në spitalin modular që ndodhi më 8 shtator 2021 ku jetën e humbën 14 persona.
Ish drejtorët e Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi u dënuan me 18 muaj burg me kusht, kurse mjeku Boban Vuçevski u lirua si i pafajshëm. /TV KOHA/