Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi, sot, në pikëpagesën Tetovë-Gostivar, do të merr pjesë në fillimin e punëve për ndërtimin e Korridorit 8.
Grubi do të shoqërohet nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi.
Flaka do të sjellë transmetim të drejtpërdrejt nga fillimi i punimeve në faqen zyrtare në Facebook.