Site icon Tetova Expres

Për zgjedhjen e rektorit të USHCM, në listën zgjedhore janë regjistruar 1419 votues

Në 23 fakultete dhe pesë institute në përbërje të USHCM sot nga ora 12 deri në 14 do të zbatohet votimi i fshehtë për zgjedhjen e rektorit të Universitetit “Shën Cirili e Metodi” – Shkup, për periudhën mandatore 16 shtator 2023 – 15 shtator 2026. Në Listën e vetme zgjedhore të USHCM, të vërtetuar nga Komisioni zgjedhor universitar, janë regjistruar 1419 votues.

Ata do të zgjedhin njërin nga gjashtë kandidatët për rektor të USHCM, sa edhe janë paraqitur në shpalljen. Goran Ajdinski nga Fakulteti Filozofik, Biljana Angellova nga Instituti ekonomik, Ratko Duev nga Fakulteti Filozofik, Atanas Koçov nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Hristina Spasevska nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative (FETI) dhe Dimitar Tashkovski nga FETI.

Pas orës 14, kur do të përfundojë votimi, njësitë zgjedhore do t’i dërgojnë rezultatet në Komisionin zgjedhor universitar (KZU). Sipas Librit të afateve për organizimin e zgjedhjeve, KZU deri në fund të ditës duhet t’i publikojë rezultatet nga votimi i fshehtë. Pastaj pason periudhën për parashtrimin e ankesave në afat prej tre ditëve (31 maj – 5 qershor ora 14). Pasi që do të shqyrtohen ankesat eventuale, KZU më 6 qershor do t’i publikojë rezultatet përfundimtare.

Nëse në disa njësi në përbërje të USHCM nevojitet rivotim, do të organizohet më 9 qershor nga ora 12 deri në 14, ndërsa rezultatet do të publikohen deri në fund të ditës së njëjtë. Pas kalimit të afatit ligjor prej tre ditësh për kundërshtime, rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e rektorit do të shpallen më 15 qershor.

Kandidati që do të zgjidhet do të pasojë rektorin aktual, prof. Dr. Nikolla Jankullovski nga Fakulteti i Mjekësisë, i cili ka qenë rektor i Universitetit të Shkupit për dy mandate. 

Advertisement
Exit mobile version