Zëvendëskyetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq është për vizitë dyditore në Bruksel, ku vazhdon skriningu dypalësh nga Klasteri 3, “Konkurrencë dhe rritje gjithpërfshirëse”, kumtoi SÇE.
Sot në axhendën dypalëshe të skriningut është Kapitulli 26, “Arsimi dhe kultura” dhe Kapitulli 20, në të cilën do të marrin fjalën edhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinoska Stojçevska dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ndërsa nesër Kapitulli 20, “Ndërmarrje dhe politikë industriale”.