Portali “Faktor” ka publikuar një pasqyrë të kompanive më të mëdha farmaceutike se sa kanë qarkulluar dhe fituar gjatë vitit të kaluar.
Zegin LLC është kompania më e madhe në këtë biznes, që arriti të ardhura që i kaluan 81 milionë euro. Vitin e mbyllën me 286 mijë euro fitim.
Makedonijalek radhitet e dyta me të ardhura mbi 65 milionë euro dhe e ka mbyllur vitin me 1.4 milionë euro fitim.
Eurofarm është e treta me të ardhura që kanë kaluar 50 milionë euro dhe me një fitim prej 828 mijë euro. Më pas radhiten Eurolek, Krka-Farma, Alkaloid Kons, në pronësi të gjigantit “Alkaloid”, shkruan “Faktor”.
Më fitimprurëse nga të gjithë shitësit me shumicë të renditur vitin e kaluar ishte kompania “Dr Panovski” Shkup, e cila e mbylli vitin me fitim prej 2,2 milionë euro, që është 8,6 për qind nga të ardhurat e realizuara vitin e kaluar, të cilat arritën në 25,6 milionë euro.
Në grupin e tregtarëve me shumicë që vitin e kaluar arritën të ardhura mbi 10 milionë euro janë edhe: “Lek Ljubljana”, “Septima”, “Pharma Trade”, “Europa Lek Pharma”, “Biotek” dhe “Varus”, të gjithë nga Shkupi.