Nga Bashkimi Demokratik për Integrim sot e kanë përshëndetur miratimin e ligjeve në Kuvend për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, përcjell TV21. Nga BDI thonë se VMRO-ja opozitare dështoi në tentimin për të bllokuar këtë projekt.
“Opozita e kryesuar nga Mickoski vendosi të votojë kundër projektit që nënkupton dimension të ri zhvillimi dhe qarkullimi efikas, por sërish nuk do t’ia dalë të mbajë peng zhvillimin ekonomik të vendit, KORRIDORET DO TË NDËRTOHEN! Historia do t’i mbajë mend sot ata që votuan “pro” një kauze të drejtë zhvillimi, ashtu siç do t’i mbajë mend edhe ata që u rreshtuan kundër kësaj kauze dhe në dëm të qytetarëve.
Qeveria, pjesë e së cilës është Bashkimi Demokratik për Integrim, ka fokus primar realizimin e korridoreve dhe të gjithë eksponentët e saj mbesin në mënyre transparente të hapur për opinionin në çdo hap të procedurave të realizimit të investimit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit.