Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pretendon se në Grupin e Punës për ndryshimet kushtetuese po punohet për ridefinimin e Maqedonisë si shtet binacional.
Sipas tij, në këtë grup pune flitet për ndryshimin e Preambulës së Kushtetutës ku do të qëndrojë se Maqedonia është shtet I dy popujve – Maqedonasve dhe Shqiptarëve dhe disa bashkësive etnike, midis të cilëve, edhe pakica bullgare.
“Ajo që më shqetëson se vijnë informacione se nuk flitet vetëm për futjen e pakicës bullgare në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë, por flitet edhe për definimin e plotë të Maqedonisë si shtet, të jetë shtet binacional ku do të ekzistojnë dy popuj, disa bashkësi etnike që tani janë pjesë e popullit në kuadër të Preambulës së Kushtetutës dhe të tjerët që do të jenë mbi përqindjen e caktuar konform Regjistrimit të vitit të kaluar, të jenë pakicë. Kjo flitet në Komision dhe mungon vetëm të vizatohen hartat dhe Maqedonia formalisht të jetë shtet federal”, deklaroi Mickoski.
Kundërpërgjigjen nga LSDM-ja. Në vend që VMRO-DPMNE të përgjigjet nëse do të kyçet në bllokun pro-evropian ose do të mbetet peng i “Levicës” pro-ruse, Mickoski sajon marrëzi të re me pretendime për ridefinim të shtetit – thonë socialdemokratët.
“Është I qartë qëllimi i Mickoskit t`i ikin vendimit nëse do t`i bashkangjiten bllokut pro-evropian ose do të mbeten në bllokun anti-evropian. Qasje e vjetër e gënjeshtrave, ashtu siç ishte me bullgarizimin, kantonizimin e të ngjashme. Është koha për votën për Evropë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e jo për sajime që nuk ka lidhje me realitetin”, tha Zhaklina Lazarevska, deputete e LSDM-së.
Seanca e radhës e Grupit të Punës për ndryshimet kushtetuese është caktuar për të premten më 26 Maj.
Kryetarja e këtij grupi, Margarita Caca Nikolovska, sic njofton KlanM, pas takimit të fundit të javës së kaluar, deklaroi se prioritet janë ndryshimet kushtetuese për futjen e Bullgarëve në Preambulë, si kusht nga marrëveshja me BE-në, e jo kërkesa tjera për të cilat përflitet në opinion./KlanMacedonia