Një grua 78 vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e shtypjes nga një veturë që po drejtohej nga një 25-vjeçar nga fshati Gllumovë, përcjell TV21. Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Gjorçe Petrov”, ndërsa nga MPB bëjnë të ditur se për rastin në fjalë është njoftuar edhe Prokuroria.
“Me datë 22.05.2023, në ora 12:07 në SPB-Shkup është raportuar se automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të Shkupit i drejtuar nga R.M.(25) nga fshati Gllumovë i Shkupit, ka goditur M.N. (78) nga Shkupi. Pas aksidentit M.N. është dërguar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja e saj”, thonë nga MPB.