Site icon Tetova Expres

Maqedoni, kallëzim penal për policin që ushtroi dhunë ndaj hendbollistit

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal deri tek Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion – Shkup, kundër policit H.R. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale: “maltretim gjatë kryerjes së detyrës”, që është e dënueshme në bazë të nenit 143 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Përkatësisht, më 13 maj 2023, rreth orës 20:00 në Pallatin e Sporteve “Biljanini Izvori” në Ohër, pas përfundimit të një ndeshjeje hendbolli, gjatë kryerjes së detyrës, me dashje e ka keqtrajtuar viktimën F.T. në një mënyrë të pajustifikueshme duke përdorur dhunë.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale, kundër H.R. do të iniciojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe ai do të pezullohet nga puna deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

Exit mobile version