Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska dhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia di Xhovani sot e prezantuan fushatën për familje kujdestare “Çdo fëmijë ka nevojë për familje”, në Qendrën për Mbështetje të Familjeve Kujdestare “11 Tetori” në Shkup.
Në territorin e vendit janë 360 familje kujdestare në të cilat kujdesen 608 fëmijë.
“E di që mund të mobilizojmë edhe më shumë familje kujdestare për të siguruar një shtëpi të ngrohtë për sa më shumë fëmijë pa përkujdesje prindërore. Pas suksesit të madh të fushatës së realizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me UNICEF-in në vitin 2018 dhe arritja në një milion njerëz, sot kam kënaqësinë të njoftoj fushatën e re të komunikimit për familjet kujdestare, me fokus në familjet kujdestare emergjente dhe të specializuara, të cilat mund të ofrojnë kujdes të specializuar për fëmijët në rrezik specifik. Ne do të përpiqemi që kjo fushatë të jetë edhe më e suksesshme se ajo e mëparshme”, tha ministrja Trençevska.
Përfaqësuesja e UNICEF-it theksoi se të gjitha hulumtimet tregojnë se një nga faktorët më të rëndësishëm për të arritur rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve është që të ketë një mjedis të sigurt në të cilin do të ketë shumë dashuri dhe kujdes të ngrohtë. Të gjitha hulumtimet, tha DiXhovani, tregojnë se vendi më i mirë për një zhvillim të tillë është në një mjedis familjar të sigurt, të ngjashëm me familjen.
“Jo të gjithë arrijmë të gjejmë njëri-tjetrin, rrethanat nuk janë të tilla që të jemi në një mjedis të sigurt dhe të ngrohtë dhe pikërisht në situata të tilla kujdesi në familjet kujdestare është shumë i rëndësishëm. Më duhet të përgëzoj vendin që me të vërtetë mbylli të gjitha institucionet e mëdha të kujdesit për fëmijët, sepse është e qartë se institucione të tilla nuk janë në interesin më të mirë të fëmijëve dhe nuk janë një mjedis ideal për ta, kështu që në këtë rast familjet kujdestare janë shumë të rëndësishme, sepse në ato raste kur është e nevojshme, pra kur nuk ka rrugëdalje tjetër përveç ndarjes së fëmijëve nga familja e tyre biologjike, është alternativa më e sigurt për ta”, tha DiXhovani.
Në ngjarjen, përfaqësues të familjeve kujdestare biseduan me Ministren e Punës dhe Politikës sociale për sfidat me të cilat përballen.