Me pjesëmarrjen e 120 nxënësve nga klasa e shtatë deri në të nëntë, filloi fushata edukuese kundër korrupsionit me sloganin “Bëhuni heronj të ndershmërisë”. Kjo fushatë planifikohet të shtrihet në 13 shkolla gjatë vitit, transmeton Portalb.mk.
“Kjo fushatë e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, është pjesë e Aktivitetit kundër korrupsionit dhe për integritet të cilin e zbaton Fondacioni ndërkombëtar për sisteme zgjedhore IFES, ndërsa financohet nga USAID-I”, deklarojnë organizatorët.
Ngjarja e parë u organizua në shkollë fillore “Petar Pop Arsov” në Karposh. Pjesëmarrëse ishte edhe kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska, dhe drejtorja e zyrës së Fondacionit ndërkombëtar për sisteme zgjedhore (IFES) në Shkup, Joana Kosma.
“Në ndërkohë, u shpallën 10-të fituesit e konkursit të eseve lidhur me temat e mësipërme, me ç ‘rast u dhanë mirënjohje nxënësve dhe nxënëseve për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme në promovimin e vlerave kundër korrupsionit”, raport