Anesteziologu Valton Dervishi i cili publikoi muaj me pare video live në Tik Tok nga Reparti i gjinekologjisë në Tetovë, sot pritet të dal para gjykatësit në Gjykatën e Tetovës.
Personi ne fjale akuzohet për dy vepra penale, incizim te pa autorizuar dhe punë te pandërgjegjshme gjatë orarit të punës, të dënueshme sipas Kodit Penal. Gjykatësi i procedurës paraprake, Dervishit fillimisht i caktoi tetë ditë paraburgim që më vone t’ia vazhdoj në 30 ditë paraburgimin. Vepra për të cilën akuzohet Dervishi, rrezikon dënim me burg deri ne pesë vjet.