Presidenti i shtetit e ka refuzuar kërkesën për falje të ish shefes së Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva. Nga Kabineti i presidentit të shtetit theksojnë se mendim negativ ka dhënë edhe Komisioni i faljes.
“Presidenti e refuzoi kërkesën për falje të ish prokurores speciale, Katica Janeva. Gjithashtu edhe Komisioni i faljes, i cili është organ këshillues në Kabinetin e presidentit, dha mendim negativ për kërkesën”, theksojnë nga Kabineti i presidentit.
Komisioni i faljes është trup këshillues i presidentit i cili listën me propozime për falje e dorëzon te presidenti i shtetit, i cili i nënshkruan vendimet.
Ish prokurorja speciale është dënuar me shtatë vite burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit si prokurore speciale publike në aferën “Reket”.