Çmimi i dizelit prej sonte në mesnatë do të rritet për një denar për litër, benzina EUROSUPER BS-95 rritet për gjysëm denari, ndërsa EUROSUPER BS-98 mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni rregullativ për energji dhe shërbime të ujit (KRRE). Me vendimin rriten çmimet me pakicë të produkteve të naftës mesatarisht për 0,6 për qind.
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS – 95 do të jetë 77,5 denar për një litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 79,5, EURODIZEL BS (D-E-V) për 67,5, ndërsa për vajin ekstra të lehtë për djegie (EL-1) për 66,5 denar për një litër.
Me vendimin e KRRE-së, për 0,273 denar për kilogram ulet çmimi me pakicë i Mazutit dhe do të jetë 38,882 denarë.
Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatare prej 0,761 për qind për benzinën, 2,455 për qind për dizelin dhe 2,227 për qind për vajin ekstra të lehtë, ndërsa rënie ka për mazutin për 1,217 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë përcaktuar me llogaritjen paraprake, është më i lartë për 0,259 për qind.