Site icon Tetova Expres

Pas 12 ditë ka ndruar jetë vajza që mbeti e plagosur rëndë në masakrën në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit

Vajza A.A e cila mbeti e plagosur rëndë në masakrën në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit, ka ndërruar jetë pas 12 ditë luftimesh për jetën.

Ajo është viktima e 10-të e masakrës së kryer nga një djalë trembëdhjetë vjeçar më 3 maj në këtë shkollë.

Vajza kishte lëndime të rënda në kokë dhe me gjithë përpjekjet mbinjerëzore të mjekëve, vajza iu nënshtrua plagëve të marra.

Ministrja e Shëndetësisë, Danica Grujicic, në emër të saj dhe të Ministrisë së Shëndetësisë i ka shprehur ngushëllimet familjes së vajzës.

Masakra në shkollën fillore “Vladislav Ribmnikar” në Vraçar ka ndodhur më 3 maj të kësaj ore, kur i mituri K.K. (13) përndryshe një nxënës i asaj shkolle ka hyrë i armatosur në shkollë dhe fillimisht ka vrarë një roje, e më pas ka vrarë tetë nxënës.

Advertisement
Exit mobile version