Site icon Tetova Expres

KE: Rritja e ekonomisë së Maqedonisë këtë vit 2,0 për qind, tjetrin 3,1 për qind

Nesër firmoset aneksi: Korridori 8 në rrjetin e korridoreve kryesore në BE dhe rajon

Ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski, nesër në Mal të Zi do ta nënshkruajë aneksin e Marrëveshjes me BE-në, me të cilën Korridori 8 hyn në rrjetin e korridoreve kryesore në rajon dhe në BE, njofton KlanM.

Kjo është një ndër argumentet e Qeverisë për shfrytëzimin e flamurit evropian për ndryshimet ligjore për projektin me “Behtel dhe Enka”.

Gjatë një brifingu me gazetarët ku kanë marrë pjesë Kryeministri Kovaçevski, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, Zv/Kryeministri për Çështje Evropianë, Bojan Mariçiq dhe Ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski, sic percjell KlanM, nga qeveria përsëritën mesazhin për rëndësinë e rrumbullaksimit të ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D.

Për projektin me konzorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” nuk është biseduar shumë gjatë vizitës së delegacionit qeveritar të Maqedonisë së Veriut në SHBA, për shkak se, sic thanë nga Qeveria, bëhet fjalë për projekt për të cilin ka ligj, kurse bllokimet e opozitës bëhen për qëllime të politikës ditore.

Në takimin në Mal të Zi, ku do të nënshkruhet aneksi midis RMV-së dhe BE-së, sic njofton KlanM, krahas Ministrit Boçvarski, pritet të marrin pjesë edhe Ministrat e Transportit të rajonit, si dhe përfaqësues të Komunitetit të Transportit të Komisionit Evropian, ku një aneks i këtillë do të nënshkruhet midis të gjitha vendeve të rajonit dhe Komisionit Evropian.

Vendimin për nënshkrimin e aneksit me BE-në, Qeveria e miratoi në seancën e 10 Majit të këtij viti. /KlanMacedonia/

Advertisement
Exit mobile version