Nga përplasja e një autobusi me një kamion në autostradën në Sllovaki, ka edhe të lënduar, ndërsa dyshohet se mund të ketë viktima.
Aksidenti i trafikut ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të qytetit të Kutës në drejtim të Republikës Çeke.
Në aksident kanë marrë pjesë një kamion dhe një autobus me targa të Hungarisë, shkruan Cas.ck.
Ekipet e emergjencës janë në terren dhe tre helikopterë janë dërguar.
Policia tha se janë lënduar gjithsej 37 persona. Sipas portalit Nova Chas, një person ka mbetur i vrarë.
Trafiku po devijohet përgjatë rrugëve përreth.А1он