Site icon Tetova Expres

Sot në Prilep do të vihet gurthemeli i autostradës Prilep – Manastir në Korridorin 10D

Sot në Prilep do të vihet gurthemeli i autostradës Prilep – Manastir në Korridorin 10d, një nga katër seksionet e planifikuara për ndërtim sipas Marrëveshjes me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”.

Për tre seksionet e tjera të autostradës së Korridorit 8, ceremonia u mbajt muajin e kaluar. Përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore tashmë janë transferuar 117 milionë eurot e para për aktivitetet përgatitore në pritje të punimeve të ndërtimit dhe me Programin për financimin e seksioneve të korridoreve janë paraparë gjithsej 243 milionë euro për këtë vit.

Vlera totale e projektit, sipas njoftimeve fillestare nga Qeveria, do të jetë 1.3 miliardë euro, si dhe 300 milionë euro shtesë për shpronësim.

Exit mobile version