Ne jemi shumë krenarë që Maqedoninë e Veriut e kemi anëtaren e 30-të të NATO-s. Këtë e theksoi sekretari Blinken në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Një aspekt i mbrojtjes është se siguria kibernetike ka të bëjë me mbrojtjen kundër dezinformimit. Jetojmë në një epokë teknologjie që e bën shumë të vështirë arritjen gjithmonë te e vërteta, te faktet, u shpreh ish ambasadori amerikan
Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar së fundmi në Uashington nga kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski dhe përfaqësuesi special dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit Xhejms Rubin, i cili përcakton bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër manipulimit dhe dezinformimit është një dokument strategjik shumë i rëndësishëm. Fokusi është në mbrojtjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleatë në NATO, thotë ish-ambasadori amerikan në Shkup dhe ndihmës sekretar i shtetit Filip Riker në një intervistë për Zërin e Amerikës. “Ne jemi shumë krenarë që Maqedoninë e Veriut e kemi anëtaren e 30-të të NATO-s. Këtë e theksoi sekretari Blinken në takimin me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Një aspekt i mbrojtjes është se siguria kibernetike ka të bëjë me mbrojtjen kundër dezinformimit. Jetojmë në një epokë teknologjie që e bën shumë të vështirë arritjen gjithmonë te e vërteta, te faktet. Kjo është diçka që NATO e merr shumë seriozisht. Të gjitha vendet në rajon përballen me disa nga të njëjtat sfida. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për dezinformatat e nxjerra nga Putini dhe Rusia. Këtë e kemi parë për shumë vite. Ne e dimë këtë këtu në SHBA. Ne dimë për manipulimin e mediave sociale, të mediave të tjera, për dezinformimin. Mendoj se është mirë që i dërguari special Xhejms Rubin ishte në gjendje të udhëtonte në rajon, përfshirë Maqedoninë e Veriut në prill. Ka pasur takime ndërsa me vizitën e kryeministrit këtu në Uashington, ishte një mundësi e shkëlqyer të isha i pari që nënshkruan një nga këto marrëveshje, e cila vetëm do t’i lejojë dy qeveritë tona të punojnë së bashku për të trajtuar sfidën e dezinformimit në këtë epokë të mediave moderne”, thotë Riker.
I pyetur nëse është i brengosur për shkak të përpjekjeve të Rusisë të përhapë dezinformata për ta minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare, veçanërisht në Maqedoni, Riker theksoi se është i dukshëm ndikimi në pjesën e qasjes së Moskës të përpiqet të krijojë jo vetëm dezinformata, por edhe trazira. “Kjo është pjesë e projekteve ruse për destabilizim. Një pjesë e të qenit një aleat i NATO-s është që ne të gjithë të punojmë së bashku dhe të përpiqemi t’i luftojmë ato aspekte. NATO është një aleancë mbrojtëse dhe është e përqëndruar në mbrojtjen e vendeve anëtare nga këto lloj elementësh shkatërrues”, thotë Riker.
Sa i përket mënyrës se si SHBA-ja mund t’i ndihmojë Maqedonisë që të përballet me ndikimin rus dhe përhapjen e dezinformatave, ai thekson se kjo është punë e të dërguarit special Rubin, i cili udhëheq me Qendrën për angazhim global në Departamentin e shtetit, i cili funksionin nën sekretarin shtetëror Blinken. “Së bashku mund t’i shqyrtojmë përpjekjet të dilat mund të ndihmojnë në luftën kundër llojit të dezinformatave të cilat u ndihmojnë mediumeve të binden se janë të fokusuar në të vërtetën. T’i kenë faktet dhe të mos jenë të bindur në të kundërtën përmes rrjeteve sociale ose përpjekjeve tjera nga Rusia e Vlladimir Putinit ose të tjerë që duan të bëjnë trazira edhe në rajon”, thotë Riker. Ai beson se Maqedonia e Veriut duhet ta vazhdojë rrugën drejt BE-së dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm siç ishte edhe në rastin me anëtarësimin në NATO, për të cilën ka mbështetje nga SHBA.