Site icon Tetova Expres

Keqpërdorën seksualisht fëmijën, kallëzim penal ndaj 11 personave nga Tetova e Gostivari | VIDEO

Gjatë ditës së djeshme Njësia Kombëtare për shkatërimin e trafikimit të migrantëve dhe tregtisë me njerëz pranë Sektorit për hetime kriminalistike, nën udhëheqjen e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korruspionit, në bashkëpunimin me Policinë e Tetovës dhe Shkupit, ka realizuar rastin për veprën penale “tregti me fëmijë”, të kryer nga 11 persona. Ky është epilogu I aksionit të djeshëm policor në Tetovë dhe Gostivar kundër një grupi të dyshuar për eksploatim seksual të të miturve dhe tregtisë me njerëz. Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se janë arrestuar shtatë burra dhe tre gra.Policia thotë se sipas urdhërit të gjykatës, në rajonin e Tetovës janë kryer bastisje në dy lokalitete ku janë privuar nga liria 8 persona, derisa në rajonin e Gostivarit janë arrestuar dy të tjerë, kurse një person gjendet jashtë Maqedonisë së Veriut.

 ”Gjatë periudhës nga viti 2020 deri në Shtator 2021, personi me iniciale G.SH, duke shfrytëzuar pafuqinë dhe cënueshmërinë e fëmijës, në marrëveshje paraprake me tre persona të tjerë me iniciale S.S, A.P dhe K.H, me kompensim parash prej 50 deri 200 euro e kanë detyruar fëmijën të kryejë aktivitete seksuale dhe forma të eksploatimit seksual me shtatë persona tjerë që janë denoncuar penalisht (R.A, I.Z, A.M, Q.Q, F.A dhe A.SH. Me këtë rast është parashtruar padi penale kundër 11 personave edhe atë, ndaj G.Sh 51 vjeçar nga Tetova për vepërën penale tregti me njerëz, S.S 59 vjeçar nga Tetova për të njejtën vepër, A.P 67 vjeçar nga Tetova dhe K.Q 50 vjeçar nga Gostivari për veprën tregëti me fëmijë dhe R.A 69 vjeçar, I.Z 55 vjeçar, I.E 67 vjeçar, A.M 50 vjeçar, K.Q 53 vjeçar dhge F.A 63 vjeçar , që të gjithë nga Tetova dhe A.Sh 51 vjeçar nga Gostivari për tregëti me fëmijë”, tha Toni Jakimovski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendëshme.

Kohë më parë, gjatë një aksioni të ngjashëm policor, për keqpërdorim seksual të personit të pafuqishëm dhe distribuimit të pornografisë së fëmijëve, ishin arrestuar 9 persona nga Tetova, Shkupi dhe Velesi.

 

Advertisement
Exit mobile version