Trevor Jacob, 29 vjeç, publikoi videon e rrëzimit të aeroplanit në YouTube qëllimisht për klikime në dhjetor të vitit 2021, duke lënë të kuptohet se ishte një aksident. Ai ka mbi 2.9 milionë shikime deri më sot.
Në një marrëveshje për pranimin e fajësisë, ai tha se e filmoi videon si pjesë e një marrëveshjeje sponzorizimi. Ai mund të përballet me 20 vjet burg. Piloti 29-vjeçar dhe parashutisti ka rënë dakord të pranojë fajësinë për krimet e lartcekura, tha në një deklaratë të enjten Departamenti i drejtësisë amerikane.
Ai “nuk kishte ndërmend të arrinte destinacionin, por në vend të kësaj planifikoi të largohej nga aeroplani gjatë fluturimit duke u hedhur me parashutë, ndërsa aeroplanin të rrëzohet në tokë.”, tha Zyra e Prokurorit të ShBA-së për Qarkun Qendror të Kalifornisë.