Ka ardhur fundi i pengmarrjes së të ardhmes së qytetarëve dhe të bllokimit të integrimit evropian të vendit. Ky ishte mesazhi I qartë nga Prilepi drejtuar opozitës nga ZëvendësKryeministri i Parë, Artan Grubi, gjatë vënies së gurthemelit të projektit Korridori 10D.Grubi sikurse në gurthemelin e Korridorit 8 edhe në kët rast u shfaq I brenduar me veshjen simbolike.
“Bëhuni gati dhe hypni të gjithë në këtë tren që udhëton drejt Brukselit, askush s`mund ta ndalë. Këtë projekt nuk mund ta ndalojë as Mickoski e as Shën Micko. Ka ardhur fundi i pengmarrjes së Kuvendit dhe i projekteve për të ardhmen e qytetarëve” tha Artan Grubi ZëvendësKryeministri i Parë.
Gurthemeli ka të bëjë me autostradën Prilep – Manastir të Korridorit 10D me gjatësi 39.3 kilometra. Autoritetet e Qeverisë thanë se ndërtimi bazohet në standarde dhe teknologji të lartë që do të nxisë dinamikë të re ekonomike dhe mundësi të reja punësimi.
“Jo vetëm që lidhim qytetet dhe rajonet, por ndërlidhim vendin me fqinjtë dhe botën përmes infrastrukturës modern që do të tërheq turistë të huaj dhe investitorë. Për herë të parë pas 30 viteve me infrastrukturë moderne lidhemi me Lindjen dhe Perëndimin, me porte të reja në Durrës dhe në Burgas dhe përforcojmë lidhjet trasportuese në rajon” tha Dimitar Kovaçevski kryeministër.
Në gurthemelin e Korridorit 10D morën pjesë edhe Ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski, Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, përfaqësues të ambasadës Amerikane dhe të Turqisë.Kohë më parë Qeveria e Maqedonisë së Veriut nënshkroi marrëveshje me konzorciumin “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e katër autostradave me gjatësi 110 kilometra në pesë vitet e ardhshme të Korridorot 8 dhe 10D.Ndërtimi ka koston e 1.3 miliardë eurove.Korridori 8 me gjatësi 68 kilometra dhe me autostradë me 6 korsi do të lidh Tetovën me Gostivarin, Kërcovën, Trebenishtë – Strugën – Qafën e Thanës, kurse Korridori 10D me gjatësi prej 40 kilometra lidh Prilepin me Manastirin.