Një 34 vjeçar me iniciale R.S nga fshati Strimnicë i Tetovës, dje rreth orës 17 e 20 minuta, ka denoncuar se nga një plumb është dëmtuar dritarja dhe fasada e shtëpisë. Në këtë rast nuk ka të lënduar, por më pas për shkak të dyshimeve se është i involvuar në këtë rast, personit me iniciale A.S 33 vjeçar nga ky fshat i janë marrë 3 armë dhe municion.
Punohet në zbardhjen e rastit.